Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda dy ditësh në Kosovë.

Në Malishevë një grua ka njoftuar policinë se e dyshuara në vazhdimësi e ka sulmuar viktimën. Në të njëjtin qytet, viktimat kosovarë kanë lajmëruar zyrtarët policorë se janë larguar me forcë prej shtëpisë nga I dyshuari mashkull kosovar.

Të tjerat raste të dhunës në familje janë raportuar në Obiliq, Istog e Vushtrri.

Obiliq / 19.05.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në procedurë hetimore.

Istog / 18.05.2025 – 18:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 19.05.2025. Viktima femër kosovare ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi e ka sulmuar viktimën. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 19.05.2025 – 22:00. Viktimat kosovarë kanë lajmëruar policinë se janë larguar me forcë prej shtëpisë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.

Vushtrri / 19.05.2025 – 13:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.