Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njofton se pesë emisarët do të vijnë në Beograd më 21 tetor.
Vuçiq ka thënë se po përballet vazhdimisht me presion, ndërsa shtoi se do të shohë se me çfarë pakoje do të vijnë pesëshja e emisarëve.
“Është jeta jote, puna jote, po përballesh me presione të jashtme, me ata që duan ta shkatërrojnë Serbinë në mënyra të ndryshme, nuk besoj se është kështu me “pesëshen”, besoj se duan të ngrenë probleme, në një mënyrë tjetër zgjidhjen e krizës në Kosovë. Shpresoj se do të shohim se çfarë paketë është dhe çfarë do të sjellin më 21 tetor”, u tha Vuçiq gazetarëve, raporton Tanjug.







