Pesë efektet anësore të pakëndshme nga pirja e tepruar e kafesë

Rekomandohet të mos konsumoni më shumë se 28 filxhanë kafe në javë, që është rreth katër filxhanë në ditë. Megjithatë, pirja e tepërt mund të shkaktojë efekte negative në shëndetin e dikujt.

Hulumtimi që vlerësoi 40.000 të rritur, zbuloi se pirja mesatare e më shumë se katër filxhanëve kafe në ditë shkaktonte efekte anësore të pakëndshme në trupin e tyre.

Një studim i fundit nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë zbuloi se dy deri në tre filxhanë në ditë janë të pranueshme. Përveç kësaj, është vënë re se të gjitha llojet e kafesë, të bluar, të çastit dhe pa kafeinë, kanë efekte pozitive që mund të zgjasin jetën.

Megjithatë, sipas hulumtimit, nëse jeni nga ata që i tejkalojnë këto doza, duhet t’i keni në konsideratë efektet e mëposhtme anësore:

Ndjenjë ankthi

Ëndrra të këqija – makthe

Rrahje të shpejta të zemrës

Dridhje

Lodhje