Pesë aksidente ndodhën sot në mëngjes në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, përfshihen 15 automjete

Foto ilustruse

Pesë aksidente kanë ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Me këtë rast 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore.

Në këto aksidente janë përfshirë 15 vetura.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Më datë 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre 3 me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjeksore deri tani kanë kërkuar 15 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”.