Gregg Garfield

Përvoja e rrallë e “pacientit zero” në Kaliforni: 31 ditë në respirator, humbi edhe gishtat

Amerikani Gregg Garfield e mori koronavirusin kur shkoi në Itali me miqtë e tij për të bërë ski në shkurt. Nga të gjithë miqtë e grupit, gjendja e tij ishte më e keqja dhe ai u shtrua në spital pas kthimit në shtëpi. Ai u bë pacienti i parë COVID në Kaliforni, duke qenë pra “pacienti zero”.

Në 48 orë pas shtrimit në spital, gjendja e tij filloi të përkeqësohej ashpër dhe ai u vu në një respirator, pas së cilit mjekët i dhanë një shans 1 përqind.

“Nga këndvështrimi mjekësor, unë nuk duhet të jem këtu sot”, thotë ai.

Koronavirusi shkaktoi gjithashtu një stuhi të citokinës në trupin e tij përmes dështimit të veshkave dhe mëlçisë, emboli pulmonare dhe infeksion me bakterin e rrezikshëm MRSA.

Ai kaloi 64 ditë në spital, nga të cilat 31 ditë në respirator. Në fillim të majit, për habinë e mjekëve, ai filloi të shërohet. Por ai kishte mbetur pa gishta në duar, e kjo si pasojë e pezullimit praktik të qarkullimit në trupin e tij, i cili ndodhi në një moment.

“COVID ka një efekt të fortë në sistemin kardiovaskular, e kjo ndodhi te Gregg. Për shkak të këtij ndikimi, të rinjtë që janë të infektuar gjithashtu mund të pësojnë një goditje në tru”, shpjegon kirurgu Gregg, Dr. David Kulber.

Gregg do të kalojë nëpër një seri operacionesh rikonstruktive, të paktën gjashtë prej tyre, në mënyrë që të rimarrë disa funksionalitete të duarve. Me gjithë këtë, ai doli nga spitali me një faturë prej 2 milion dollarësh, që është kostoja e trajtimit të tij dy mujor. Sidoqoftë, ai thotë se një pjesë e mirë e kostove mbulohen nga sigurimi i tij.

“Unë jam një shembull dhe kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që t’i përmbahemi masave epidemiologjike, të mbajmë një distancë dhe të veshim maska”, tha ai.

Shpërndaje

Baku

Azerbajxhani tregon forcën, paradë ushtarake për të festuar fitoren në Karabak

Volkswagen Golf

Golf 3 e nxjerr një autobus të mbetur në borë

Firehawks

Video e rrallë e aksionit të helikopterit të ‘operacioneve speciale’ të marinës së SHBA

Bahamas

Pamje që shihen një herë në jetë/ Peshkaqeni sulmon breshkën, peshkatarët…

Bursa

Ja si grabitet filiali i postës në Turqi

MadMan’s Choice

Grupi muzikor suedez sjellin versionin rock të këngës “Xhamadani vija-vija”

Ellie

“Mogli” i filmave në jetën reale, fëmija jeton me kafshët e egra, s’mund të flasë e ha bar

Gage Gillean

Ylli i rrjeteve sociale shkatërron makinën 3.4 milionë dollarë

Australi

Pamjet mahnitëse kur gorilla miqësore e kopshtit zoologjik, ndihmon zogun e plagosur të fluturojë

Gjermani

Gjermanët s’e durojnë izolimin – Situatë “kaotike” në Frankfurt

Houston

“I grahi më mirë kur pij”, fjalët e fundit të shoferit para aksidentit fatal, shihni videon dramatike

“Dreqi e marrtë”

Sinan Vllasaliu publikon këngën e re, dedikim për Ushtrinë e Kosovës

BMW

Kompania prezanton kostumin turbo-elektrik me krahë që fluturon me 300 km/orë

Jerevan

Protestuesit sulmojnë qeverinë dhe Kuvendin armen pas marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin

Nick Carter

​Lufta e re botërore për shkak të COVID, kreu i forcave britanike thotë se rreziqet janë reale

UltraOne

Maska më e sigurt kundër COVID-19, filtron deri në 99.97 për qind të ajrit që thithni