Vjosa Osmani

Përvjetori i pavarësisë, presidentja Osmani i uron ukrainasit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë.

Osmani ka shkruar në Twitter se Republika e Kosovës do të punojë për t’i promovuar vlerat e të dy popujve.

“Ndërsa Ukraina feston sot 30 vjetorin e pavarësisë së saj, unë i dërgoj përshëndetje të ngrohta Presidentit Volodymyr Zelensky & të gjithë ukrainasit.Republika e Kosovës pret që të punojë ngushtë së bashku për t’i promovuar vlerat që dy popujt tanë i duan: demokracia, liria dhe paqja”. shkroi Osmani.