Përveç njerëzve, talebanët nuk lejojnë as kafshët të dalin nga Kabuli

Militantët talebanë, përveç njerëzve, tashmë nuk kanë lejuar dhe një karvan me 173 mace dhe qen që të hyjnë në aeroportin e Kabulit, për t’u larguar nga Afganistani.

Ish-marinsi britanik, Pen Farthing i cili drejton strehën e kafshëve deklaron se ato mund të ngordhin nga i nxehti nëse qëndrojnë për shumë kohë në makina.

Sipas reporterit të The Sun, ai ka folur drejtpërdrejt me zëdhënësin e talebanëve për të mundësuar këtë operacion.

Ai u nis me 25 stafin e tij afgan dhe familjet e tyre, pasi Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace siguroi një fluturim charter për të fluturuar të gjithë në Britani.