Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se është përuruar parku i lodrave për fëmijë në lagjen Miroci.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ky projekt është realizuar nga një grup i të rinjve.

“Sot, në një ceremoni të veçantë, u përurua Parku i Lodrave për Fëmijë në Lagjen Miroc. Ky projekt i suksesshëm u realizua nga një ekip i të rinjve të përkushtuar për pune dhe aktivitete rinore, në krye me lideren e projektit, Argjenda Shehu, si dhe anëtarët e tjerë të grupit, Erlis Shehu, Pranvera Gacaferi, Rinesa Gacaferi, dhe Aurora Krasniqi”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.

Sipas tij, projekti është financuar nga M4Y dhe Komuna e Junikut, ky park ofron një hapësirë bukur për lojërat e fëmijëve.

“Kryetari i komunës z. Ruzhdi Shehu, bashkë me nxënësen Argjenda Shehu si lidere e projektit, përuruan me krenari këtë investim të rëndësishëm për komunitetin. Kryetari  theksoi se do të vazhdoj të përkrah dhe të mbështes ide dhe iniciativa të rinjve junikas për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, ka shkruar Shehu./Ballkani.info/

Postimi i plotë: