Përurohet E-Kiosku në Merdar

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Administratës, Bahri Selimi, kanë bërë të premten përurimin e E-Kioskut në Merdar.

Kjo pajisje dixhitale u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase në nxjerrjen e dokumenteve personale.

“E-Kioskun e kemi vendosur afër pikës kufitare në Merdar, me qëllimin e vetëm që bashkatdhetarëve tanë, t’ju krijojmë qasje të shpejtë në nxjerrjen e dokumenteve personale”, ka thënë Bulliqi. 

Po ashtu kryetari Bulliqi tha se së shpejti do t’i vendosim edhe tri E-Kiosqe të reja. Ato do të vendosen në zonat ku gravitojnë më shumë qytetarë.