Përulësia e Jezusit/ Papa i lan dhe u puth këmbët të burgosurve në Romë

Vatikan- Gjesti i përulësisë dhe thjeshtësisë së Jezusit mbetet një frymëzim i pavdekshëm.

Papa Françesku vizitoi një burg italian për meshën e së enjtes së shenjtë, ku lau dhe puthi këmbët e 12 të burgosurve për të përkujtuar gjestin e përulësisë së Jezusit ndaj apostujve të tij një natë para se të vdiste, raporton Reuters.

Këtë vit, Françesku shkoi në një burg në qytetin port të Civitavecchia, në veriperëndim të Romës. Një video e publikuar nga Vatikani tregonte Papën duke larë dhe puthur këmbët e 12 të burgosurve meshkuj dhe femra të moshave të ndryshme, duke përfshirë një gruaje të moshuar.

“Ne priftërinjtë duhet të jemi të parët që t’u shërbejmë të tjerëve, jo t’i shfrytëzojmë të tjerët,” u tha ai të burgosurve në një predikim të shkurtër, të improvizuar gjatë meshës në kapelën e burgut. “Është një mënyrë për të thënë “Unë nuk gjykoj askënd. Mundohem t’i shërbej të gjithëve”, tha ai.

Ai u tha atyre se Perëndia do t’i gjykonte, por gjithashtu do të ishte gati t’i falte.

Të shtunën në mbrëmje, Papa 85-vjeçar do të mbajë meshën e Vigjiljes së Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit.