Përtacia, ndër tiparet më të këqija

Njëri nga tiparet më negative për personalitetin tuaj është të qenit përtac.

Nëse e lejoni përtacinë të ju mposht, do të qëndroni gjithë ditën në shtratin e ngrohtë, pa bërë asgjë.Disa njerëz thjesht mund t’i kontrollojnë situatat dhe të kryejnë obligimet që u takojnë, kurse në anën tjetër ka njerëz që e kanë tejet të vështirë të zgjohen nga shtrati dhe të fillojnë një ditë produktive.

Megjithatë, e mira është se vullneti mund të mësohet, përcjell KosovaPress.

Mund ta trajnoni veten që të përqendroheni dhe të arrini ato që dëshironi apo keni nevojë. Sipas ekspertëve, përtacia është ndër tri elementet më shkatërruese për një person, së bashku me keqardhjen ndaj vetes dhe lakminë ndaj të tjerëve.