Personi që u gjet i vdekur te Ura e Fshejtë është 79 vjeçar

Një 79-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Gjakovë.

Personi që është gjetur pa shënja jete te Ura e Fshejtë është një 79 vjeçar me iniciale H.A.

Ai dyshohet se i njëjti ishte hedhur nga Ura e Fshejtë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Me datë 30.11.2018 në ora 14:39 policia në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se kishte vërejtur një person duke u hedhur nga ura e Fshejt. Patrullat policore me tè gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të pa jetë mbi sipërfaqen e ujit. Viktimë e rastit është H. A, kosovar/shqiptar i lindur në vitin 1939. Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit të shtetit i kthehet familjarëve”, ka thënë Podrimaj.