Ferizaj

Personi që ndihmoi në kapjen e Krivaqës: S’dua shpërblim, e bëra për hir të vajzës sime

Behgjet Pacolli ka kontaktuar personin i cili ka ndihmuar në gjetjen e arrestimin e Dardan Krivaqës. Politikani e biznesmeni i ofroi atij shpërblimin të cilin e kishte premtuar gjatë ditës për këdo që kontribuon në gjetjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Por, personi që ndihmoi e që nuk deshi ta bëjë të ditur identitetin e tij nuk ka pranuar shpërblim, ai tha për Klan Kosova se nuk do asgjë për këtë ndihmë, ngase e ka bërë për hir të vajzës së tij e dhembshurisë për 18-vjeçaren.

Këtë e konfirmoi përmes një shkrimi në Facebook edhe këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli.