Është arrestuar personi që ka rrahur gazetarin Visar Dërmaku të njohur në publik si Gani Gërmia.
Policia ka bërëtë ditur se rasti ka ndodhur me datën 10, rreth orës 02:00, pas mesnatës, derisa është konfirmuar se personi që ka sulmuar Dërmakun është me shtetësi austriake, pra djali i diplomatit kosovar në Austri, Rigon Kosumi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull-Shqiptar, me shtetësi Austriake i cili pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar ishin rrahur në mes veti dhe shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit”, thuhet në njoftim të policisë
Gjithashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë përleshjes, kanë marrë tretman mjekësor.
I dyshuari Rigon Kosumi me vendim të prokurorit është dëruar në mbajtje për 48 orë, derisa, Visar Dërmaku i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Dje, humoristi Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.
Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur ta bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.







