Personi që asnjëherë nuk pranoi të quhej njeri, fillon të bëjë jetë qeni (FOTO)

Një menaxher dyqanesh, që asnjëherë nuk pranoi të quhej njeri, ka filluar ta pranojë vetën e tij dhe të jetojë si një “qen njerëzor”.

Kaz James, 37-vjeçar, pranoi se nuk ndjehej rehat sa herë që qëndronte me njerëzit e tjerë, përpara se të lejonte që t’i shfaqej dëshira për të jetuar jetën e një qeni.

Pasi ta kryejë punën, James veshë kostumin e përshtatur nga goma, që e bën atë të duket në formë qeni.

Për t’iu përshtatur ende më shumë stilit të jetesës së qenit, ai ushqehet nga tasi i destinuar për kafshën shtëpiake.

Gjithashtu, ai ka realizuar edhe disa fotografi të tijat në këtë kostum, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë.