Personi kap në video dy arinj duke luftuar në oborrin e tij (VIDEO)

Një video e kapur nga oborri i një banori të New Jersey tregon dy arinj duke luftuar ndërmjet vete.

Corey Bale nga Frankford Township i New Jersey-t incizoi dyluftimin në mes dy kafshëve, të cilin më pas e plasoi në rrjete sociale.

Videoja e Bale, e cila është parë më shumë se 425.000 herë, shfaqi dy arinj të zinj masivë duke u ndeshur në lëndinën e tij.

Ndiqeni videon më poshtë për ta parë dyluftimin e arinjve: