Personi i vrarë në rrugën C ishte në veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, vetura tjetër gjendet e djegur

Një person është vrarë sot në rrugën C në Prishtinë.

Klan Kosova mëson se viktima ishte në një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut në momentin kur ishte sulmuar me armë zjarri.

Trupi i pa jetë i viktimës edhe gati pas dy orëve është akoma në veturë.

Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:00.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Demokracia.com se larg vendit të ngjarjes është gjetur një veturë e përfshirë nga flaka.

“Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë Ahmeti.