Personat që nuk mbajnë maska në Indonezi dënohen me hapje varresh

Të gjithë ata persona që refuzojnë të mbajnë maskë në Indonezi, dënohen me hapje varresh për viktimat e koronavirusit.

Deri tani, 8 persona kanë marrë një dënim të tillë në Javën Lindore, ndërsa autoritetet vendore thonë se ky dënim vjen për shkak se në zonë ka mungesë të personave që hapin varre.

Sipas tyre, një dënim i tillë mund të bëj që njerëzit të përdorin rregullisht maskën.

Që nga fillimi i pandemisë, në Indonezi janë infektuar mbi 218 mijë persona