grip

Personat që janë të sëmurë me grip, duhet të qëndrojnë vetëm në dhomë

Temperaturat kanë filluar të bien dhe ende pa e kuptuar mirë, do të na zë gripi. Por, si duhet vepruar kur sëmuremi apo sëmuret ndonjë nga familjarët?

John Oxhford që është profesor dhe ekspert në Universitetin e Londrës, ka një këshillë të veçantë, transmeton Telegrafi.

“Të sëmurët me grip, patjetër duhet të jenë të izoluar” ka thënë profesori Oxford.

“Në ditët e para të sëmundjes, efekti i transmetimit tek tjetri është shumë i shpejtë”.

Në mënyrë që gripi të mos përhapet tek të tjerët, kryesisht tek familjet e mëdha, kërkohen karantinë për të sëmurët.

“Kur unë kam qenë i sëmurë, gruaja më lente ushqimin në prag të derës. Më pas, i leja pjatat e zbrazura dhe ajo i lante me ujë të valë” ka shpjeguar profesori, duke shtuar se “kjo ka zgjatur disa ditë”.

Sipas këshillës së tij, të gjithë duhet të kujdesen për rendin shtëpiak, nëse sëmuret nëna, sepse ajo gjithashtu duhet të qëndroi e izoluar.