Personat me sëmundje të zemrës nëse bëjnë këtë gabim me barna, mund të vdesin brenda vitit

Personat me probleme të zemrës që nuk marrin statinat ashtu siç u përshkruhet rrezikojnë të vdesin përbrenda vitit, ka paralajmëruar një studim.

Pilulat e uljes së kolesterolit të marra nga miliona njerëz janë ndër “medikamentet më efektive” për sëmundjet e zemrës, thonë shkencëtarët.

Personat që nuk marrin me rregull satinët kanë 30 për qind më shumë gjasa për të vdekur në një vit të caktuar tha studimi.

Dhe, ky rrezik rritet edhe më shumë për njerëzit që ndalojnë marrjen e tyre krejtësisht.

Ekspertët e kanë quajtur kërkimin “të fuqishëm” dhe “mbresëlënës”.