Ka përshkallëzuar në përplasje fizike protesta e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.

Fillimisht, protestuesit u mblodhën në Bashkinë e Tiranës dhe më pas marshuan drejt Kuvendit, ku edhe po tentojnë të mësyjnë në ambientet e brendshme.

Atje janë përplasur me punonjësit e policisë. Madje disa deputetë pretendojnë se janë kërcënuar me armë nga garda e republikës.

“I kanë drejtuar armë deputetëve të opozitës. Nuk ka ndodhur kurrë të hyjnë në Kuvend forca të policisë që të dhunojnë deputetët, Kjo është fytyra e vërtetë të një ushtari të bandave të Durrësit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk na trembin“, tha Gazment Bardhi.