Përsëri përleshje në LDK, arrestohen disa persona në Vranjevc (VIDEO)

Pak minuta më parë një përleshje tjetër ka ndodhur tek Zyra e LDK-së në Vranjevc.

Trupa të shumta policore janë parë tek zyra ku ka ndodhur incidenti.

Sipas raportimeve të medieve besohet se përleshja ka ndodhur mes policisë dhe disa personave të pa identifikuar, raporton Insajderi.

Deri më tani procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së e kanë përcjellur incidente të shumta, sidomos në Prishtinë.

Dje në degën e LDK-së tek “Mati 1” Ballkani.info ka raportuar për përleshje: