Përsëri Kroacia goditet nga tërmeti

Kroacia është goditur sërish nga një tërmet i ri, raporton EMSC.

Sipas të dhënave të para, tërmeti kishte magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte 18 kilometra në perëndim të qytetit kroat, Sisak.

EMSC e regjistroi edhe një tjetër tërmet para këtij. Rreth orës 9 ishte një tërmet i vogël me 2 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra ishte 21 kilometra në juglindje të Varazdinit.

Shtëpi të rrafshuara, çati të shkatërruara dhe dëme në strukturat e ndërtesave, janë vetëm disa nga pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Kroacinë dje. Më i dëmtuari ishte fshati Petrinja në afërsi të kryeqytetit, Zagreb.

Tërmeti ua mori jetën të paktën 7 personave dhe i la të plagosur mbi 20 të tjerë. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë edhe në shtetet fqinje.