Turshi

Përse na prishen lakrat turshi? Rregulloni me kujdes lakrat e plota

Lakrat e plota nuk bën të shtypen, por as nuk duhet të jenë të radhitura tepër larg njëra-tjetrës

Ideale do të jetë që më parë të blini një apo dy lakra dhe të siguroheni a ka lakra shije të ëmbël. Nëse po, atëherë janë të duhurat, mirëpo nëse janë pak djegëse, më mirë përdorni për sallatë ose gatim, ndërsa për turshi kërkoni lakra të tjera. Po ashtu sigurohuni që rastësisht të mos kenë kërmij në lakër, sepse nëse janë të tilla, lakrat turshi nuk do të qëndrojnë.

Të mira janë ato lakra që kanë “dej” të hollë. Kur të zgjidhni lakrat e duhura, hiqjani të gjitha fletët e jashtme dhe pastaj pritjani çdo rrënjë “në formë kryqi” dhe hiqni sa më shumë që mundeni nga mesi. Hidhni një lugë të vogël kripë në secilën vrimë të lakrës dhe më pas renditini ato me kujdes pranë njëra-tjetrës.Reklama

Lakrat nuk bën të shtypen, por as t’i radhisni tepër larg njëra-tjetrës. Hapja në rrënjë, në të cilën keni hedhur kripë, mbetet e kthyer nga lart. Ndërsa i radhisni lakrat, anash futni një gyp plastike i cili duhet të jetë nga fundi deri në majë të fuçisë. Do të shërbejë për toçitje të shëllirës.

Kur i radhisni lakrat, vendosni një rrjetë plastike apo dërrasë bredhi dhe shtypni me një gur dhe lini të qëndrojë gjatë gjithë natës. Nëse të nesërmen mund të shtoni edhe ndonjë lakër, plotësojeni fuçinë edhe pak.

Treteni kripën në ujë të ftohtë, në mënyrë që të ketë shije mjaft të kripur. Hidhni mbi lakra, mbylleni dhe kontrolloni të nesërmen nëse keni nevojë të shtoni ujë të kripur. Sapo fillon të ndihet aroma e ndryshuar, filloni toçitjen çdo ditë. Me një gyp mbushni një tenxhere plot shëllirë nga fundi i fuçisë, dhe derdheni sipër lakrave. Përsëriteni procedurën disa herë.Reklama

Kur lakra të arrijë nivelin e dëshiruar të aciditetit, shtoni hardhinë në fuçi, sipas udhëzimeve në qese dhe sipas sasisë së lakrës. Ndërsa prisni që të fermentohet, mund të përgatisni një fuçi më të vogël ose një kavanoz më të madh me djathë të grirë.

Ju bëfshin mirë!