Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën

Me siguri nuk ka femër e cila së paku një herë në jetë nuk ka përjetuar dridhje këmbësh pas seksit

Shumica e njerëzve mendon që kjo është pasojë e marrëdhënies së mirë, domethënë e marrëdhënies së shkëlqyeshme intime, gjë që nuk është fare e vërtetë.

Kjo dukuri u imponohet posaçërisht meshkujve të cilët me krenari ia përshkruajnë meritat vetes. Megjithatë, dridhja e këmbëve nuk ndodh vetëm për shkak të seksit me partnerin, transmeton Telegrafi.

Mund të shfaqet edhe nëse kënaqeni me lodra për të rritur, por shtrohet pyetja – përse ndodh kjo gjë?

Ajo në të vërtetë është rezultat i relaksimit të organizmit në seksin e mirë, euforik. Orgazma ju liron nga tendosjet e grumbulluara seksuale, ndërsa trupi reagon fizikisht ndaj asaj kënaqësie.

Pos dridhjes, shpesh mund të ndieni ngërçe të gishtave të këmbëve dhe shfaqjen e therjeve si me gjilpëra nëpër gjithë trupin. Sipas ekspertëve, kjo gjë nuk duhet t’ju brengosë. Përkundrazi, ka përfitime të veçanta shëndetësore, shpjegon Dr. Laura Vovel nga Britania e Madhe.

“Duke u rritur eksitimi, rriten edhe të rrahurat e zemrës, shtypja e gjakut. Frymëmarrja bëhet më e shpejtë, ndërsa lëkura më e skuqur. Kur arrihet deri në orgazëm, muskujt në vagjinë ndonjëherë edhe në pjesë të tjera të trupit shpesh dridhen apo bien ngërç”.

Në të njëjtën kohë, truri lëshon një valë dopamine, përgjegjëse për ndjenjën e kënaqësisë, dhe oksitocinë, një hormon përgjegjës për lidhjen me dikë dhe përkëdheljen”, thotë terapistja dhe shton:

“Kjo është pikërisht arsyeja pse këmbët tuaja mund të dridhen pas një orgazme. Trupi juaj ndjen kaq shumë gjëra në të njëjtën kohë, dhe kjo rezulton në ndërtimin e shumë tensionit në muskujt tuaj, veçanërisht në këmbët tuaja.

Pra, kur të gjitha veprimet kanë përfunduar dhe ju relaksohuni sërish, zakonisht ju dridhen këmbët”, theksoi Dr. Vovel dhe vuri në dukje se kjo është një pasojë krejtësisht normale e seksit të mirë.