Përqafimi i munguar i Edi Ramës me Albin Kurtin!

Kryeministri i Shqipërisë, Albin Kurti ka qëndruar sot në Tiranë atje ku u mbajt Samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Atje u prit ngrohtë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Rama shihet duke e përqafuar ngrohtësisht kryeministrin Kurti, e ky i fundit duket të jetë mjaft i lumtur në përqafimin e Ramës.

Por gjatë vizitës së tij në Tiranë Kurti ka pasur një përplasje me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në Samitin për Ballkanin Perëndimor.

Kurti tha se pikërisht për çështjen e njohjes, pati polemika me kryeministren serbe.

“Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.