Përputhen +40, Ndriçimi ngrihet nga karrigia dhe tenton të puthë në buzë Stelën, ja çfarë ndodhi

Emisioni Përputhen +40 ka nisur me debate të forta. Debatet nisen fillimisht pas publikimit të disa fotove nga Armando, i cili hodhi akuza se konkurrentët e dalin në takime jashtë studios dhe thurin intriga.

Gjatë debateve të forta mes Armandos dhe Ndriçimit, ky i fundit tentoi të puthë në buzë Stelën.

Ndriçimi tha se “Armando e ka personale me të ngaqë ka përqafuar Stelën” dhe në debat e sipër, ai i thotë Stelës: Ta puth pak në buzë.

Gjithsesi, Stela shmanget dhe kështu ai i jep një puthje në faqe.

Armando ka qenë më parë në takim me Stelën, por takimi nuk shkoi mirë.