Siç duket për të është koha e dueteve.
Reperi MC.Kresha tashmë ka bërë të ditur që do sjell këngë me këngëtaren Fifi, shkruan Ballkani.info.
Por, jo vetëm me Fifin do ketë duet.
Kresha një bashkëpunim po e sjell edhe me këngëtarin Rinor Sopjani, i njohur si Rino.
Ky i fundit në Facebook ka hedhur një fotografi ku e konfirmoi duetin dhe zbuloi se kanë nisur edhe xhirimet e klipit, por nuk ka zbuluar detaje tjera.
Kujtojmë që Rino talentin e ka dëshmuar te “The Voice Albania 4” në ekipin e Sidrit Bejlerit dhe pas kësaj periudhe lansoi edhe disa projekte tjera./Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=oGb7dySxaGw







