Përplasje në Komision, Fitore Pacolli-Arben Gashit: Kërko falje për deklaratat e djeshme

Anëtarët e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, po mbajnë mbledhjen e radhës sot, por aty nuk kanë munguar as tensionet mes deputetëve të VV-së e LDK-së.

Referuar, zhvillimeve të fundit, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka kërkuar nga Arben Gashi i LDK-së që të kërkoj fjale për deklaratat e Driton Selmanajt dhe fjalimin e tij dje në Kuvend,

“Duhet të kërkoni falje edhe ju edhe Selmanaj. Fjalimi juaj ka qenë i tmerrshëm, i papranueshëm. Qeveria juaj duhet ta largojë Selmanajn sepse nuk është më i denjë për atë pozitë”, ka thënë Fitore Pacolli dejtuar Arben Gashit.

Por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet në akuzat e Pacollit.

“S’po më doket e dinjitetshme me u përgjigjë”, u shpreh shkurt ai.