Përplasje në kabinetin qeveritar, ministri Tahiri del kundër Haradinajt

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në emisionin Frontal të T7, ka komentuar deklaratat e shefit të tij, Ramush Haradinaj, për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.

Kryeministri Haradinaj deklaroi dje në Pressing se nëse Presidenti Thaci vazhdon me idenë për ndryshimin e kufijve, që sipas Haradinajt, do të thotë ndarje e Kosovës.

Tahiri, i cili është nënkryetar i PDK’së, e cilëson si të ngutshme deklaratën e shefit të tij, Haradinajt, për presidentin Thaçi.

Ministri i Drejtësisë thotë se Kryeministri nuk mund të tregojë nëse duhet shkarkuar kryeministri dhe se kjo është përzierje e kompetencash.