Përplasje mes zyrtarëve në Postën e Kosovës, ndërhyn policia

Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në Postën e Kosovës, e në të cilën ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Express se rreth orës 12:00 kanë marrë informata për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës së Kosovës.

Ajo ka thënë se palët e përfshira janë intervistuar dhe policia po kryen proceduarat e nevojshme.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë.
Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, në media raportohet se përplasja ka ndodhur në mes të dy zyrtarëve të postës.