Përplasje mes motoçikletës dhe autobusit, bllokohet për qarkullim rruga në “Dardani”

Një përplasje  ka ndodhur pak më parë në mes të një autobusi dhe një motoçiklete në Prishtinë, përkatësisht në lagjen “Dardania”, ku për pasojë motoçiklisti ka përfunduar me lëndime dhe është dërguar me ndihmën e shpejtë për trajtim mjekësor.

Siç raporton IndeksOnline,  rruga është bllokuar për qarkullim pas këtij aksidenti.