Përplasje mes bandave të drogës në Meksikë, 11 të vrarë dhe 5 të plagosur

Rreth 15 persona të armatosur hapën zjarr në dy bare dhe një hotel në qytetin qendror të Meksikës Celaya mbrëmjen e të hënës duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 5, sipas mediave lokale.

Sipas gazetës, sulmuesit hodhën gjithashtu kokteje molotov. Autoritetet lokale nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment, shkruan cbcnews.

Guanajuato është bërë një nga rajonet më të dhunshme të Meksikës në vitet e fundit, ndërsa bandat e drogës luftojnë për marrjen e kontrollit të zonave