Ishulli i dashurisë

Përplasje fizike mes vajzave në “Love Island Albania”?

“Ishulli i dashurisë” apo “Love Island” është kthyer në një reality shou shumë të shikuar në Shqipëri.

Konkurrentët po vazhdojnë të kenë drama të shumta me njëri-tjetrin, një pjesë e të cilave kanë marrë shpesh vëmendje.

Njëra nga pjesëmarrëset, Xhoana, u rikthye sërish me votat e publikut dhe me synimin e vetëm për të kërkuar llogari ndaj Arlindit.

Foto: Screenshot/YouTube

Por rikthimi i saj ka qenë me debate të forta, gjegjësisht me Uedën, e cila tani ka filluar të ketë një afrimitet me Arlindin.

Në një moment, ato ngrihen për tu përplasur fizikisht dhe në video dëgjohet Xhoana që i thotë Uedës: “Po të çohem, nuk më intereson se ku jam, do të kap prej flokësh, ndërsa Ueda e provokon duke i thënë “Çohu”.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithëse kjo ishte një ‘prank’, djemtë nuk ishin në dijeni dhe u munduan t’i ndanin bukuroshet.

Në këtë format konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.