Përplasje e ashpër në emision, Mulla Osmani e quan Blerim Latifin komunist

Teksa në studiot e emisonit ‘Pressing’ në T7 po flitet lidhur me raportet Turqi-Kosovë, kanë filluar polemika ndërmjet profesorit universitar, Blerim Latifit dhe Osman Musliut, imam në xhaminë e Drenasit.

Musliu e ka cilësuar si “komunist” Latifin, teksa ka thënë se çdo tematikë e ngritur nga ai shihet si ofendim për komunitetin mysliman.

“Çdo temë e jotja është fyerja ndaj myslimanëve… Brendësia jote është komuniste, në komunizëm je shkollu”, iu është drejtuar Latifit Musliu.

Profesori universitar ka thënë se duhet bërë dallimi mes kritikës dhe ofendimit.