Përplasje e ashpër ndërmjet Buzhalës dhe Baton Haxhiut: Njëri mbron Kurtin, tjetri e sulmon

Analistët Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala janë përplasur në një debat në Shqipëri për Edi Ramën dhe Albin Kurtit. Haxhiu ka thënë se Kurti s’mund të krahasohet me Ramën, ndërsa Buzhala thotë se Kurti e turpëron Ramën që, sipas tij, është kryeministër i një pakice.

Buzhala ka thënë në emisionin “Open” ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon të mos i njoh problemet dhe konfliktin që Kosova ka me Serbinë. Ai e ka quajtur Ramën naiv.

Ndërkaq analisti Baton Haxhiu thotë se Rama ka informata për secilin temë dhe nuk mund t’i thuhet atij se nuk e di problemin mes Kosovës e Serbisë.

Haxhiu tutje thotë se Albin Kurti as nuk mund të krahasohet me Edi Ramën.

“Unë nuk e di asnjë moment të qeverisjes së Kurtit. Në momentin që ai i realizon të gjitha premtimet, unë do të jem njëriu i parë që do t’i përulem. Do të jem fansi numër 1 i z. Kurtit nëse ai i bën ato që i ka premtuar”

Ndërkaq Haxhiu i ka thënë Buzhalës se ka ndryshuar mendimin që ka pasur për Kurtin.

“Rama si kryeministër do ikë një ditë. Ndërsa Albin Kurti nuk e ka asnjë ditë në Qeveri. Pasi ta shikojmë në Qeveri dhe në mbajtjen e mbajtjen e premtimeve. Për këtë nuk mund të krahasohen Rama me Kurtin. Në qoftë se të gjitha ato që ka përmend Kurti arrin t’i plotësojë, unë do jem fansi më i madh i tij”, tha Haxhiu.

“Z. Rama unë besoj që ka ndryshuar për të keq, e z. Kurti ka ndryshuar për të mirë”, ka thënë Buzhala.

loading…