Haxhiu-Abazi

Përplasje e ashpër mes Haxhiut e Abazit: Pse je kaq i frustruar – Ma keni dërgu një polic matrapaz me revole gjatë intervistimit në Prokurori

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka thënë se është kërcënuar me revole derisa po intervistohej nga prokuroria për rastin e Astrit Deharit.

 Derisa po replikonte me ministren Haxhiu e cila i tha se duhet të flasë me fakte e “jo të deklarohesh si herën e kalume e kur ke shku ne prokurori e menxi  ke fol”.

Pas deklaratës së Haxhiut ka replikuar Abazi duke treguar se arsyeja se përse s’ka fol ka qenë sepse gjatë dhënies së dëshmisë ka shkuar një polic me revole.

https://www.youtube.com/watch?v=MCTyHCJSWRw

Njerëz që vijnë me revole me i intervisut njerëzit që kanë informacione. Një matrapaz (polic i dërguar nga Xhelal Sveçla) ka ardhur gjatë intervistimint tim me revole”, tha Abazi.

Pas kësaj Haxhiu i tha se Nëse ke informacione shko në Prokurori Speciale.

Del këtu me fol vetëm sa për të qenë në ballina të portaleve. Nëse ke informacione shko në Prokurori Speciale e jo si herën e fundit që dole në hollin e Kuvendit me shfaqje të lodhtë”, i tha Haxhiu deputetit Abazi.