AAK-VV

Përplasje e ashpër mbrëmë mes deputetes së VV’së me deputetin e AAK’së

Deputetja e LVV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni është përplasur në “Debat Plus” me deputetin e AAK-së Shkumbin Demaliaj për një deklaratë të Isa Mustafës ku ky i fundit kishte thënë se “qytetarët nuk e zgjedhin qeverinë por zgjedhin deputetët”.

Deputetja e LVV-së duke folur për deklaratën e Mustafës thotë se “pse dalin në zgjedhje atëherë populli”.

“Në zgjedhjet e fundit pikërisht kemi pasur një garë direkte [Kurti-Osmani] se kush do të jetë kryeministër. Kjo që e ka thënë Mustafa nuk është aspak demokratike”, ka deklaruar Arbreshë Kryeziu-Hyseni.

Nga ana tjetër deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj ka thënë se “do të kisha biseduar nëse do të kisha një deputete më me përvojë”.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton Kosovën republikë parlamentare. Këtu vendos Kuvendi e jo presidenti apo kryeministri”, ka thënë Demaliaj.

“Nuk e lejoj këtë fyerje që ma bëri zotri Demaliaj. Fakti që je për tri mandate nuk do të thotë se je më i suksesshëm se unë që jam deputete për herën e parë”.

Kryeziu-Hyseni i ka thënë më tej Demaliajt se pavarësisht se është tri mandate në Kuvend, ai nuk mbahet në mend për diçka të mençur në Kuvend.

“Del në Kuvend e reciton poezi të klasës së parë”, i ka replikuar më tej Kryeziu-Demaliajt.