Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu dhe analisti Imer Mushkolaj janë përplasur ashpër në emision kur Haxhiu tha se nuk është dashur të thirret në telefon mbrëmë presidenti Thaçi dhe të pronocohet.
“Ju nuk është dashur ta thirrni fare presidentin, por meqë foli ai, ju asnjëri nuk reaguat”, tha Haxhiu në debat plus.
Ndaj kësaj deklaroi ashpër Mushkolaj. “Është skandaloze çfarë po thoni. Ju nuk keni të drejt të na tregoni se kënd e thërrasim”, tha Mushkolaj, transmeton Ballkani.info.
Ai tha se kjo është ndërhyrje në media. “Kërkush nuk guxon të na mësojë kë e thirrim në emision. Është në të mirën e publikut dikujt që ia krijojmë hapësirën”, tha ai. /Ballkani.info/







