Përplasje e ashpër e Arben Gashit dhe Besnik Tahirin për mashtrime

Dy kandidatët për deputet, Benik Tahiri nga AAK dhe Arben Gashi nga LDK, janë përplasur për punët që janë kryer e s’janë kryer gjatë dy vjetëve qeverisje të Ramush Haradinajt.

Besnik Tahiri tha gjatë kohës sa ishte në qeverisje Isa Mustafa, shumë vendime për vendin nuk u morën.

“Ju asnjë vendim nuk keni mujtë me marë, secilin vendim e keni shtyrë. Ligjin e pagave, ligjin për Prishtinën”, tha Tahiri i AAK-së. E menjëherë reagoi kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi.

“Çka ka ndryshuar në Prishtinë”, ka pyetur Arben Gashi. “Më fal, merre ligjin lexoje lem me folë”, i tha Tahiri- Gashit.

“Ju e keni një problem serioz, ju nuk keni guxim me marrë vendime. Pikë. Shikoj 24 vendimet e kryeministrit, të gjitha kanë qenë në tavolinën e Isa Mustafës”, deklaroi ai në debat.Kandidati i LDK-së kritikoi mënyrën sesi janë marr vendimet në Qeverinë Haradinaj.

“Unë mendoj që kjo mënyrë e të menduarit unë guxoj, që është e ndërtuar mbi kultin enjë njeriu dhe është i gabuar. Kjo mënyrë e të menduarit dëmton vendin dhe nuk ka vend më në politikë”, tha Arben Gashi. E menjëhershëm ishte reagimi i Besnik Tahirit.

“Pse nuk kaloi ligji i Prishtinës, pse nuk kaloi ligji për paga, pse Trepça”, pyeti Tahiri Arben Gashin e LDK-së.“Sepse janë ligje të këqija, u përgjigje Gashi.

loading…