LAJMI I FUNDIT

Përplasje e ashpër, Bajrami i thotë Hamzës: Premtimi për rritje pagash, gënjeshtër e madhe

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, i cili ka thënë se “rritje pagash e pensionesh ka pasur vetëm kur ka qeverisur PDK”.

Sipas Bajramit, premtimi për rritje pagash është një gënjeshtër e madhe.

“Të gjithë janë të rëndësishëm edhe mjekët edhe policët – nëse ky buxhet ju duket i dobët, është i dobët për shkak të pandemisë”.

“Është e vërtetë që ne nuk po dalim këtu të premtojmë rritje pagash sepse do të ishte një gënjeshtër e madhe”.

“Buxhetin nëpër shtëpia nuk e kemi çuar, buxheti ka shkuar në Shëndetësi. Nuk kemi bërë shpërndarje as partiake dhe as klienteliste”.