Përplasja në Maqedoninë e Veriut, Deputetja e ASH-së: Sot u pa fytyra e vërtetë e BDI-së

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, ka thënë se sot është parë fytyra e vërtet e BDI-së.

Ajo, në një konferencë për media pas përplasjeve që ndodhën sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se këto janë akte barbare dhe vandaliste nga ana e BDI-së.

“Sot u manifestua më në fund, u pa që problemi i këtij pushteti është pikërisht gjyqësori. U pa qartë sot se çfarë bën BDI-ja kur i rrezikohet pushteti. Kriminaliteti u bë më se e qartë kundrejt deputetit Ilmi Aziri, ku Arbër Ademi e sulmoi verbalisht deputetin Snopçe”.

“Por ne e ruajtëm qetësinë, ndërsa na u kthye me fyerje dhe sharje, të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Ftojmë të gjithë qytetarët të mos bien preh e këtyre akteve vandaliste. Ne nuk ulemi në një tavolinë me vandalistë të turpshëm”,ka thënë Dauti./klanmacedonia/