Përplaset minibusi me trenin në Turqi, gjashtë të vdekur (VIDEO)

Një përplasje midis një treni mallrash dhe një minibusi në Turqi la të vdekur gjashtë persona dhe shtatë të tjerë të lënduar këtë të shtune, njoftoi agjencia turke e lajmeve Demiroren.

Personat që vdiqën të gjithë ishin në minibus.

Videot e publikuara shfaqën momentin e aksidentit derisa minibusi po kapërcente shinat treni ishte duke ardhur.

Në vitin 2018, 25 njerëz vdiqën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Corlu.

Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë tha se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale.