Përplasen keq Vjosa Osmani dhe Bedri Hamza i PDK-së

Kryekuvendarja Vjosa Osmani është përplasur keq me kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

E gjitha nisi kur Hamza tha se do të flas për deklarimet jashtë rendit të ditës, por që kryekuvendarja i tha se kjo nuk është vendosur në Kryesi.

Në një moment, Osmani i tha Hamzës mos e ngrit zërin.

“Nuk ke nevojë me bërtit, veç po ju sqaroj proceudrat”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

Kurse Hamza i tha Osmanit se nuk i duhet arrogance dhe se e ka nisur keq si kryekuvendare.

“Faleminderit për këshillën për tonalitetin, do të flas me zë më melodic, por keq e ke nis, ndërrohu, nuk mundesh me këtë arrogancë se nuk të çon kërkun”, i tha Hamza, Osmanit.