Përplasen keq Vitia dhe Haxhiu për menaxhimin e pandemisë

Ish-ministri Arben Vitia po dëshmon në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë së coronavirusit.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ia ka përmendur Arben Vitisë të gjitha kontratat e nënshkruara gjatë pandemisë në kohën sa ishte ministër, duke thënë se në atë kohë është dëmtuar buxheti i shtetit.

Haxhiu i ka thënë se në kohën e tij janë blerë maska, dorëza, veshje mbrojtëse e thasë të kufomave me çmime abuzive e shumëfish më të shtrenjta.

“Çmimet tona në kohën sa keni qenë ministër dallojnë me çmimet në rajon dhe është dëmtuar buxheti i shtetit me miliona euro”, ka thënë Haxhiu.

Por ministri Vitia i është kundërpërgjigjur deputetit Haxhiu duke i thënë se nuk qëndron konstatimi i tij se është dëmtuar buxheti i shtetit në kohën sa ishte ministër.

Vitia i tha se në atë kohë nuk ka pas rritje veç në produkte shëndetësore, por edhe në produkte bazike.

Ai ka thënë se i fton të gjitha organet e drejtësisë të merren me të gjitha dyshimet e ngritura lidhur me kontratat e nënshkruara.

Ish-ministri Vitia i tha deputetit Haxhiu se më shumë ai po di për prokurorimin e MSH-së se ai.

“Më shumë dini ju për prokurorimin se unë”, i tha Vitia Haxhiut.

Por ky i fundit i tha se më shumë di për keqpërdorimet e tij si ministër.

“Jo unë më shumë di për keqpërdorimin tuaj, se lidhje s’kam me prokurim”, tha Haxhiu.