Përplasen Daka dhe Kurteshi, ky i fundit kërkon që të votohet edhe me letërnjoftim të skaduar

Sot ka pasur një përplasje verbale ndërmjet anëtarit të KQZ-së Sami Kurteshi dhe kryetares, Valdete Daka.

Kurteshi ka kërkuar që të merr fjalën dhe ka kërkuar që të lejohen të votojnë të gjithë ata që ju ka skaduar afati i letërnjoftimit me 1 janar të vitit 2020.

“Ka ankesa nga qytetarët që s’munden të votojnë për shkak se nuk kanë letërnjoftime të vlefshme. Ne si KQZ duhet t’i njoftojmë mediat që të gjithë njerëzit duhet t’i lëmë të votojnë, edhe ata që i ka skaduar afati i letërnjoftimit në janar të vitit 2020”, tha ai.

Ndërsa Valdete Daka ka thënë se KQZ-ja nuk e ka marr vendimin.

Mirëpo, Daka ka thënë se sot nuk është momenti për të diskutuar sepse nuk kanë mbledhje por konferencë për procesin zgjedhor.

“Verdiktet e KQZ nuk merren në zgjedhjet me dokumentet dhe ato merren para ditës së zgjedhjeve dhe ne nuk jemi në mbledhje dhe jemi në konferencë dhe të gjitha vendimet merren në mbledhjen e KQZ-së”, tha Daka.