Përplas Ferrarin 250 mijë eurosh me autobusin, kjo është gjendja e reperit të njohur

Aksidentohet reperi i njohur.

Reperi i njohur, Swarmz, e ka përplasur Ferrarin e tij me një autobus, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Për fatin e tij të mirë ai i shpëtoi për mrekulli aksidentit. Fotot nga aksidenti u publikuan menjëherë në media aty ku tërhoqi vëmendje modeli i fundit i makinës.

Ferrari 488 Pista 250,000 funtësh, u dëmtua në pjesën e përparme pas përplasjes me autobusin i cili po ecte me 30-40km/h.

Makina sportive me vlerë rreth 250,000 euro, është shkatërruar ndërsa reperi ka njoftuar në Instagram se është në gjendje të mirë shëndetësore.