Përpjekje të reja për ta zhbllokuar Kanalin e Suezit nga anija “Ever Given”

Një përpjekje e re është duke u përdorur për ta zhvendosur anijen gjigante që ka bllokuar Kanalin e Suezit në Egjipt.

Autoritetet e kanalit kanë deklaruar se 14 rimorkiatorë do të angazhohen për të larguar 18.300 kontejnerë me mallra nga anija, kjo mendohet të fillojë së realizuari, të dielën.

Menaxheri i kanalit, Osama Rabi, ka deklaruar se të premten kishin larguar rreth 20 mijë tonë rërë rreth harkut ku anija “Ever Given” është prekur me bregun e kanalit.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se timoni i anijes kishte lëvizur dhe se kjo është një shenjë e mirë për ata. Gjithashtu, ka theksuar se erërat e forta janë duke ua vështirësuar punën.

Kjo anije ka bllokuar njërën nga rrugët ujore më të frekuentuara në botë, ky problem ka ndryshuar tregun global, shkruan BBC.