Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është mirëpritur nga punëtorët e Kuzhinës Qendrore në kryeqytet – të cilët çdo ditë përgadisin 2500 shujta për çerdhet publike dhe për dy qendra të varfërve. për çerdhet publike dhe për dy qendra të varfërve.

Rama ka vlerësuar lart punën e këtyre punëtorëve, me të cilët është diskutuar lehtësimi i punës duke u zotuar për ndërtimin e një objekti më të madh për këtë kuzhinë.

Përparim Rama, ka folur edhe për hapjen e bufeve nëper shkolla të Prishtinës dhe bashkëpunimin e tyre me çerdhet e kryeqytetit.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Përkushtim, punë e palodhshme dhe shumë dashuri!❤️

Një atmosferë e ngrohtë pune, njerëz shumë punëtor dhe me vullnet e dashuri për punën.

Biseduam me punëtorët dhe menaxhmentin për të gjitha problemet e kësaj qendre dhe mundësitë e zgjidhjeve të tyre, ndërtimin e një objekti më të madh shkaku i rritjes së kapaciteteve, rritjen e numrit të punëtorëve, bashkëpunim të mundshëm me fermerët tanë, po ashtu folëm për mundësitë që mund të krijohen për shkollat e qytetit tonë që të kenë një bufe dhe për bashkëpunimin edhe me çerdhet private.

Çdo investim në Kuzhinën Qendrore është i rëndësishëm!

💙Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë🤍
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PerPrishtinenPraktike