Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shkarkuar të enjten drejtorin e Inspektoratit, Florian Dushi.
Në vend të tij pritet ta emërojë drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.
“Nesër do të finalizohet gjithçka në orën 8:00 në mëngjes pas një takimi që do ta mbajmë, unë jam i gatshëm që te vendosem kudo ku ka nevojë për mua, me të vetmin kusht që të mos tërhiqem nga Drejtoria e Shërbimeve Publike”, ka thënë Brestovci për KOHËN.







